Më 20 shator 2022, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i gjashtë nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore” Në mbështetje të trajnuesit z. Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial në Kosovë.
Në kuadër të këtij sesionit po trajtohen janë: Kush mundë të paraqes ankesë disiplinore kundër një prokurori, Veprimet që i ndërmerr Autori Kompetent, Përmbajtja e Ankesës, Veprimet e Këshillit pas pranimit të kërkesës për fillimin e hetimve, Themelimi i Panelit Hetimor, Zhvillimi i seancës dëgjimore vendimi i këshillit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapoemëruar të gjeneratës së 9, 2022/2023.
20-09-2022