Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2022

Nën moduli: E drejta e BE-së tema: Roli dhe kompetencat e institucioneve të Bashkimit Evropian

Më 21 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e parë trajnues  nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.

Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Kompetencat e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Këshilli i BE-së, Gjykata e Drejtësisë e BE-së

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :