Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-02-2012

Tryezë diskutimesh: Paraburgimi përfshirë paraburgimin në procedurë të shkurtër dhe masat e tjera të sigurimit të pranisë së të pandehurit në procedurë

Tryezë diskutimesh: Paraburgimi përfshirë paraburgimin në procedurë të shkurtër dhe masat e tjera të sigurimit të pranisë së të pandehurit në procedurë

Më 23 shkurt 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale, me temën e lartpërmendur. 
Çështjet e trajtuara në këtë trajnim ishin ato që kanë të bëjnë me paraburgimin duke filluar nga kërkesa e prokurorit publik për caktimin,vazhdimin  dhe heqjen e paraburgimit duke  përfshirë edhe  paraburgimin në procedurën e shkurtër.

Njëkohësisht përmbajtja, forma, arsyetimi i aktvendimit për paraburgim, procedura për marrjen e këtij aktvendimi dhe ankesa kundër aktvendimit për paraburgim ishin çështjet  e analizuara në kuadër të sesionit trajnues. Paralelisht me diskutimin e këtyre temave, u bë edhe vështrimi i rasteve nga praktika si dhe shkëmbimi i përvojave përmes diskutimeve interaktive me qëllim të eliminimit të dilemave dhe paqartësive  të cilat shfaqen në praktikë. 

Objektivat e kësaj tryeze ishin  që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të janë në gjendje që: 

•  Të identifikojnë se  për të cilat  raste  mund të caktohet  paraburgimi; 
•  Të njohin  procedurën që duhet ndjekur prokurori dhe gjyqtari i procedurës paraprake rreth paraburgimit;
•  Të arsyetojnë më mirë aktvendimet për paraburgim; 
•  Të dallojnë  specifikat e paraburgimit dhe masave tjera për sigurimin  e pranisë së të pandehurit në procedurë;

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.


Shpërndaje :