Më 29 tetor 2015, në kuadër të PTV-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me CLE-USAID ka realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi”.
Ky trajnim kishte për qëllim të kontribuoj në thellimin e njohurive tek gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për ndërmjetësim, në identifikimin e rasteve se kur mund të referohen rastet në ndërmjetësim si një zgjidhje alternative e kontesteve jashtë gjykatës.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtua infrastruktura ligjore që rregullon këtë fushë, duke përfshirë edhe protokollet për referimin e rasteve për ndërmjetësim nga gjykatat dhe prokuroritë, llojet, fushëveprimi, përparësitë, procedura e ndërmjetësimit si dhe roli dhe përgjegjësit e gjyqtarit dhe prokurorit në referimin e rasteve në qendrat për ndërmjetësim, me ç’ rast u potencua nevoja dhe rëndësia që numri i rasteve të referuara të përshtatshme për ndërmjetësim të rritet me qëllim të zvogëlimit të rasteve dhe shkarkimin e gjykatave nga këto lëndë. Gjithashtu u elaboruan marrëveshjet e ndërmjetësimit dhe njohja e përmbarimi i marrëveshjeve të arritura në procedurën e ndërmjetësimit.
Gjatë këtij trajnimi u prezantua eksperienca dhe praktika amerikane në sistemin e ndërmjetësimit, nga ana e një ndërmjetësuese nga ky shtet.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve aktive nga pjesëmarrësit, të cilët paraqiten sfidat dhe shkëmbyen përvojat që hasin praktikën aktuale lidhur me këtë temë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe bashkëpunëtorët profesional në gjykata dhe prokurori.
29-10-2015