Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-10-2015

Konferencë: Liria e shprehjes, ende një parakusht për demokracinë?

Më 13-14 tetor 2015, IGJK është përfaqësuar në Konferencën me temë “Liria e shprehjes, ende një parakusht për demokracinë”, të organizuar nga Këshilli i Evropës e cila është mbajtur në Strasburg.

Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i të gjeturave në fushën e lirisë së shprehjes në shtetet anëtare dhe analizimi i situatës si dhe diskutimi për sfidat në zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së.

Ndër të tjera në këtë konferencë u analizua edhe evoluimi i praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së në çështjet e lirisë së shprehjes në veçanti me zgjerimin e hapësirës për komunikim online të publikut. Tema tjera të trajtuara mundësia e krijimit të një ambienti të përshtatshëm për debat publik, lufta kundër terrorizmit dhe aspektet e lirisë së shprehjes si dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes online.  

Pjesëmarrës në këtë konferencë nga IGJK ishte Udhëheqësi i Programit të Vazhdueshëm.

Shpërndaje :