Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-10-2015

Trajnim i Përbashkët i Këshilltarëve Rezident të Binjakëzimit

Më 15-16 tetor 2015, Komisioni Evropian ka organizuar trajnim me të gjithë Këshilltarët Rezident të Binjakëzimit, të cilët janë caktuar nga institucionet respektive.

Qëllimi i trajnimit ishte informimi me rregullat dhe procedurat e Unionit Evropian rreth zbatimit të Projekteve të Binjakëzimit. Konkretisht u elboruan shkresat e ndryshme në rastet kur devijohet nga kontrata bazë si dhe limitet brenda të cilave lejohet devijimi. Në përgjithësi u elaboruan ndryshimet në procedurat e zbatimit të projekteve të Binjakëzimit dhe u prezantuan praktikat e mira në implementim të projekteve.

IGJK është përfitues i Projektit të Binjakëzimit me titull “Mbështetje e Mëtutjeshme e Reformës së Edukimit Ligjor”.

Në këtë trajnim ka marrë pjesë Udhëheqësi i Programit të Vazhdueshëm që është caktuar si Këshilltar Rezident i Binjakëzimit nga IGJK.

Trajnimi është mbajtur në Bruksel.

Shpërndaje :