Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2015

Provat dhe të provuarit në konteste ekonomike

Më 07 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me CLE-USAID ka realizuar trajnimin me temë “Provat dhe të provuarit në konteste ekonomike” që hynë në kuadër të Programit të specializuar për të drejtën komerciale.

Synimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve pjesëmarrës në njohjen e mjeteve provuese dhe marrjes së provave, vlerësimin dhe krahasimin e provave në lëndët e natyrës ekonomike dhe interpretimin e drejtë të instrumenteve të zbatueshme ligjore që rregullojnë këtë fushë.

Trajnimi u fokusua në çështjet që ndërlidhen me identifikimin, sigurimin dhe analizën e saktë të provave, administrimin e provave dhe përdorimin e tyre si mjet provues në gjykim në drejtim të konstatimit të fakteve vendimtare në konteste të natyrës ekonomike. Në kontest të kësaj u elaboruan edhe objekti i të provuarit, nevoja e të provuarit, lirimi nga detyra e marrjes së provave dhe mos marrja e provave në afatin e caktuar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykata e Apelit – Departamenti për Çështje Ekonomike dhe gjyqtarët nga Gjykata Themelore Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike dhe Departamenti Administrativ.

Shpërndaje :