Më 09-10 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar sesionin e I të programit trajnues ”Program i Specializuar trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit”.
Qëllimi i këtij sesioni trajnues konsiston që në mënyrë të kujdesshme dhe të detajuar të trajtohet kuptimi i korrupsionit sipas legjislacionit penal në fuqi, pasojat e korrupsionit dhe diskutimet rreth formave më të suksesshme në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte diskutimi i sfidave rreth implementimit të legjislacionit vendor në luftimin efikas kundër korrupsionit, zhvillimi i planeve hetuese dhe hapat e parë, analizimi i informatave publike të disponueshme dhe qasja në dokumente dhe informata publike.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues po ashtu u diskutuan çështje që ndërlidhen me zhvillimin e masave për ruajtjen dhe fuqizimin e institucioneve që merren më luftimin e korrupsionit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve, forcimin e Agjencionit Kundër Korrupsionit si organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
Programi përmban dhe sesionin II dhe sesionin III në të cilat do të jenë grupi i njëjtë i pjesëmarrësve, në mënyrë që të përfundojnë këtë cikël trajnues.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor
10-10-2015