Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-10-2015

Punëtori- Konfiskimi ndër-kufitar i Pasurive

Më 19-20 tetor 2015, IGJK në bashkëpunim me Projektin e Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor i implementuar nga Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim (GIZ) dhe projektin e financuar nga BE-ja për mbështetje Agjencionit për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ka realizuar “Punëtorinë lidhur me Konfiskimin Ndër-kufitar të Pasurive”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte thellimi i njohurive teorike dhe praktike lidhur me konfiskimin e pasurisë, ngritja e bashkëpunimit të gjithë akterëve vendor që merren me ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve të fituar në mënyrë ilegale si dhe njohja me mënyrat më efikase të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Fillimisht në këtë punëtori u paraqit një pasqyrë e gjendjes aktuale të konfiskimit në Kosovë me ç’ rast u prezantuan statistika për vlerën e aseteve të konfiskuara viteve të fundit. Punimet në këtë punëtori vazhduan me prezantimet e ekspertëve të huaj të cilët trajtuan parimet elementare të konfiskimit të pasurive me prejardhje nga krimi, parimet e konfiskimit të mjeteve apo instrumenteve të krimit, si dhe elementet e konfiskimit ndër-kufitar. Çështjet e lartpërmendura u trajtuan prej një aspekti më praktik ku pjesëmarrësit punuan në grupe të ndryshme për studimin e rasteve dhe përdoren shembuj praktik nga fusha e krimit të organizuar.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Policia e Kosovës, Drejtoria e hetimeve kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit, NJIF, Dogana, AKK.

Shpërndaje :