Më 20 tetor 2015, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i Kosovës, ka realizuar tryezën e diskutimeve me temë “Bashkëpunimi dhe komunikimi i prokurorëve me hetuesit policor në procedurën paraprake”
Kjo tryezë u fokusua në sfidat, problemet dhe praktikat aktuale lidhur me bashkëpunimin dhe komunikimin mes prokurorëve dhe hetuesve policor në procedurën paraprake.
Në kuadër të kësaj tryeze u diskutua për kompetencat dhe detyrat e hetuesve policorë, kompetencat dhe autorizimet e prokurorit, raportet mes prokurorëve dhe hetuesve policorë si dhe format e bashkëpunimit dhe komunikimit më efikas.
Gjatë kësaj tryeze panelistët përmes pyetjeve orientuese hapen diskutime për këto tema me qellim të evidentimit të problemeve dhe paqartësive aktuale në praktikë në drejtim të zhvillimit të një bashkëpunimi dhe komunikimi sa më të mirë.
Përfitues në këtë tryezë ishin: prokurorë dhe gjyqtarë të nivelit themelor dhe hetues policorë.
20-10-2015