Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2015

Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos - diskriminim

Më 07-08 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në mbështetje të projektit “normallydifferent”, ka realizuar trajnimin dy ditor  me temë “Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos - diskriminim”.

Ky trajnim synonte avancimin e njohurive profesionale të përfituesve në qartësimin dhe zbërthimin e kompleksitetit të legjislacionit për diskriminimin dhe ngacmimin si dhe qasjen dhe trajtimin e barabartë të komunitetit LGBT nga ana e gjyqësorit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u  trajtuan nenet kryesore të ligjit që e rregullojnë çështjen e identitetit gjinor, diskriminimin e drejtpërdrejt të tërthortë dhe  ngacmimit, duke e elaboruar  me shembuj praktik me qëllim të promovimit të empatisë ndaj të tjerëve që janë të ndryshëm. Për ngritjen e vetëdijesimit për mundësi të barabarta në shoqëri si dhe të kultivohet një botëkuptim mbi pasojat e mundshme personale e të qenit pjesëtar i pakicave të caktuara shoqërore apo grupeve kulturore.

Çështjet e adresuara në këtë trajnim përfshijnë: pabarazinë sociale si burim i shpeshtë i diskriminimit dhe përjashtimit.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarë të gjykatave themelore dhe të Apelit si dhe Prokurorë nga Prokuroria Themelore dhe të Apelit.    

Shpërndaje :