Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2015

Zbatimi i ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikim e sigurisë

Më 13 tetor 2015, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i Kosovës, ka realizuar trajnimin me temë “Zbatimi i Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë”.

Arsyeja e organizimit dhe mbajtjes së këtij trajnimi ishte ngritja dhe avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u diskutua për dilemat rreth zbatimit të disa dispozitave (nenet 25, 32 dhe 54) të këtij ligji. Pasi që ky ligj zbatohet ndaj të gjitha institucioneve publike që ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore dhe ndaj Presidencës së Kosovës. Po ashtu vëmendje e posaçme ju kushtua edhe rregullave të përgjithshme mbi qasjen e informacioneve të klasifikuara, meqenëse ky ligj zbatohet edhe ndaj personave fizik dhe juridik të cilët në çfarëdo forme mund të kenë qasje në informacionet e klasifikuara.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve me pjesëmarrës, për mbrojtjen e dosjeve dhe të dhënave.

Pjesëmarrës në kë trajnim ishin gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore si dhe zyrtarë e Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë

Shpërndaje :