Me 09 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës priti për vizitë Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë në Gjermani z. Stafan Tratz dhe përfaqësues të GIZ-it (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit).
Gjatë këtij takimi z. Tratz u njoftua rreth punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe mundësitë e bashkëpunimit profesional mes dy institucioneve respektive, shkëmbimi i ideve për praktikat më të mira për organizimin e trajnimeve gjyqësore, në shërbim të ngritjes së kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit në mes të IGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë në Gjermani.
Drejtori i Akademisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e GIZ-it shprehën gatishmërinë për mbështetje të IGJK-së në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e kurrikulave trajnuese bazuar në nevojat dhe kërkesat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë në sistemin gjyqësor.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë të Gjermanisë do të mbajë edhe një trajnim lidhur me “Teknikat e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim” në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të IGJK-së dhe zyrtarë kompetent për trajnime të KGJK-së dhe KPK-së.
09-11-2015