Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-11-2015

Patentat

Më 03 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me CLE-USAID ka realizuar trajnimin me temë “Patentat”, që hynë në kuadër të programit të specializuar për të drejtën komerciale.

Ky trajnim kishte për qëllim të kontribuoj në zgjerimin e njohurive për çështjet që ndërlidhen me patentat si dokumente të rëndësishme që janë në fazën e hovshme të zhvillimit të tyre në Kosovë, me theks të veçantë te çështjet e patentave të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në bizneset kosovare dhe transaksionet komerciale.

Në kuadër të këtij trajnimi u diskutua lidhur me zbatimin e legjislacionit vendor për patentat dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovës në këtë fushë, dallimi mes patentave dhe objekteve tjera të pronësisë intelektuale në Kosovë, si dhe kushtet materiale dhe formale për fitimin e patentave. Për më tepër u elaboruan dhe të drejtat e fituara me patentë dhe kufizimet e tyre, kohëzgjatja e patentës, realizimi i të drejtave të patentës, dhe rastet e humbjes së drejtës së patentës.

Metodologjia e zhvillimit të këtij trajnimi ishte e karakterit interaktiv, me diskutime për çështje praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga Gjykata e Apelit – Departamenti për Çështje Ekonomike, dhe gjyqtarët nga Gjykata Themelore Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike dhe Departamenti Administrativ.

Shpërndaje :