Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-11-2015

Drejtimi i Seancave Gjyqësore (Simulim Gjykimi)

Më 09 nëntor 2015, në kuadër të PTV-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin “Drejtimi i Seancave Gjyqësore (Simulim Gjykimi).

Qëllimi i këtij trajnimi konsistonte në mundësinë që gjyqtarët pjesëmarrës të ndjekin drejtpërdrejtë një seancë të simuluar në mënyrë që të avancojnë njohuritë e tyre për drejtimin e seancave gjyqësore, në funksion të ngritjes së përformancës dhe profesionalizmit të tyre, dhe të jenë në gjendje të ballafaqohen me situata të ndryshme që mund të paraqiten gjatë zhvillimit të seancës.

Në kuadër të këtij trajnimi u simulua seanca përgatitore, shqyrtimi kryesor dhe procedura e provave në seancë. Gjatë zhvillimit të simulimit të seancës së gjykimit, me theks të veçantë u trajtua roli i gjyqtarit si dhe roli i palëve të përfshira në procedurë.

Trajnimi u përcjell me interes nga pjesëmarrësit, të cilët pas çdo faze të demonstrimit të këtij simulimi, ngritën çështje dhe diskutuan rreth mënyrave të udhëheqjes në seancën gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor.

Shpërndaje :