Më 16 nëntor 2015, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale të kryera në bashkëveprim nga i mituri dhe madhori”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore dhe trajtimi i dilemave që hasen në praktikë rreth vlerësimit të nevojës dhe kushteve për bashkimin dhe veçimin e procedurës ndaj të miturit me procedurën që zhvillohet ndaj madhorit për veprat penale të kryera në bashkëveprim.
Temat në fokus të këtij trajnimi ishin: propozimi për bashkimin e procedurës, ndarja e procedurës kur i mituri ka kryer vepër penale në bashkëveprim me madhorin dhe format e aktvendimeve dhe fazat në të cilat ato merren. Gjithashtu u elaboruan karakteristikat e aktgjykimit i cili merret në procedurën e bashkuar dhe përbërja e trupit gjykues i cili vendos në këtë procedurë.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive në çdo faze të tij, me ç ‘rast gjyqtarët dhe prokurorët pjesëmarrës në trajnim, patën mundësinë të paraqesin problemet dhe paqartësitë që hasen në praktikë, dhe shkëmbyen dhe paraqiten idetë e tyre në funksion të unifikimit të praktikes gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor (departamenti për të mitur dhe i përgjithshëm).
16-11-2015