Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-11-2015

Program i Specializuar Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit - Sesioni II

Më 18-19 nëntor 2015, IGJK ka realizuar “Programin e Specializuar të Trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit” - sesioni II.

Ky sesion trajnimi kishte për synim avancimin e njohurive lidhur me analizat forenzike,   teknikat e intervistimit dhe të kontribuoj në koordinimin e ngritjen e bashkëpunimit mes institucioneve relevante në luftën kundër korrupsionit.

Në kuadër të këtij sesioni fillimisht u prezantua struktura, roli dhe funksioni i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, metodat e punës, si dhe format efikase rreth bashkëpunimit me këtë agjenci, me rastin e kërkimit të analizave forenzike nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Gjithashtu në këtë trajnim u elaboruan përdorimi i masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit për zbulimin e korrupsionit, llojet, kushtet, personat kompetent për të lëshuar këto masa, përmbajtja dhe kohëzgjatja e urdhrave për lëshim të masave si dhe ndihma e organeve tjera për zbatimin e këtyre masave. Në kuadër të këtij sesioni, po ashtu u trajtuan kushtet dhe procedura e dhënies së urdhrit për mbrojtje të dëshmitarit në rastet e korrupsionit.  

Sesioni trajnues u zhvillua në formë interaktive, me diskutime rreth sfidave dhe vështirësive në zbatim të drejtë të dispozitave ligjore dhe luftimin e veprave korruptive.

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, të cilët kanë vijuar dhe sesionin e parë të këtij programi.

Shpërndaje :