Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2015

Vendimi para-final për shitjen e aseteve të konfiskuara që janë subjekt për konfiskim

Më 26 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me projektin e BE-së për asistencë të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Aseteve, të implementuar nga B&S Europe ka realizuar trajnimin me temë “Vendimi para-final për shitjen e aseteve të konfiskuara që janë subjekt për konfiskim”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe profesionistëve tjerë në zgjidhjen e çështjeve të konfiskimi dhe sekuestrimit.

Fillimisht në këtë trajnim u elaboruan procedura e konfiskimit, fazat e konfiskimit, dhe provat e nevojshme për konfiskim, konfiskimi para gjykimit përfundimtar, konfiskimi në gjykime përfundimtare, procesi i sekuestrimit si dhe masat dhe provat e sekuestrimit.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të pjesëmarrësve lidhur me konfiskimin e të hyrave nga veprat kriminale, si dhe për shitjen e pasurisë para konfiskimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor  dhe profesioniste e tjerë. 

Shpërndaje :