Me 23 dhe 24 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në mbështetje UNICEF, ka realizuar punëtorinë për zhvillimin e kursit Drejtësia për Fëmijë për platformën e mësimit në distancë.
Qëllimi i punëtorisë ishte që pjesëmarrësit të njoftohen me platformën e mësimit në distancë, mundësitë që i ofron platforma dhe mënyrën e funksionimit të saj, të krijojnë llogari për qasje në platformë si dhe të njoftohen me shembujt për përshtatjen e materialeve që kërkon platforma e mësimit në distancë.
Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit të ndarë në grupe rishikuan, zhvilluan, përshtaten dhe prezantuan disa nga kapitujt e modulit trajnues në pajtim me shabllonet e platformës së mësimit në distancë.
Pjesëmarrës në punëtori ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga Gjykata dhe Prokuroria Themelore dhe e Apelit autorë të modulit Drejtësia për Fëmijë.
24-11-2015