Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2015

Punëtori për hartimin e Programit të Punës për vitin 2016

Nga data 19 deri më 22 nëntor 2015, IGJK ka realizuar një punëtori për “Hartimin e Programit të punës për vitin 2016”.

Në fokus të kësaj punëtorie ishte përcaktimi i objektivave strategjike për vitin 2016, përcaktimi i indikatorëve, identifikimi i rreziqeve të mundshme dhe hartimi i programit vjetor të punës, planit për zbatimin e programit dhe programin trajnues. Pas analizimit dhe diskutimeve, grupi punues ka përcaktuar strukturën dhe objektivat e secilit program, prioritet për periudhën një (1) vjeçare dhe ka përgatitur draftin e parë të tij.

Struktura e programit të punës për vitin 2016 përfshinë misionin dhe vizonin e IGJK-së, objektivat strategjike, programin e trajnimeve duke përfshirë programin e trajnimit të vazhdueshëm, programin e trajnimit fillestar, trajnimet për avancim, programin për hulumtime dhe publikime, kurset për administrimin e gjykatës dhe prokurorisë, kurset trajnuese për profesionistë të tjerë, trajnimi për trajnues, mësimin në distancë, administratatën, financat dhe infrastrukturën e IGJK-së, programet e përbashkëta me partner strategjik dhe plani për zbatimi të programit të punës. 

Mbështetur në këtë strukturë dhe prioritete strategjike, grupi punues ka hartuar planin e punës për vitin 2016, cili do të diskutohet më tej edhe në Këshillin Programor dhe do të dërgohet për miratim Këshillit Drejtues të IGJK-së.

Pjesëmarrës ishin: stafi i IGJK-së.

Shpërndaje :