Më 13-14 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbështetje e UNDP-së, ka realizuar trajnimin dy ditor për stafin e IGJK-së “Zbatimi i teknologjisë informative në zhvillimin e programeve të trajnimeve të IGJK-së”.
Qëllimi i trajnimit ishte zbatimi i platformës ILIAS për mësim në distancë, shfrytëzimi i resurseve të IGJK-së për hulumtime ligjore përmes shfrytëzimit të bibliotekës dhe databazës ligjore nga ana e përfituesve të IGJK-së, si dhe trajnimi i stafit në ngritjen e aftësive profesionale në fushën e teknologjisë informative përmes mësimit në distancë.
Si rezultat i këtij trajnimi stafi do të jenë në gjendje të përdorin platformën për mësim në distancë, të bëjnë editimin e moduleve të zhvilluara në këtë platformë, të shfrytëzojnë E-librarinë dhe databazat tjera ligjore si dhe të marrin pjesë në trajnimet e organizuara për mësim në distancë si në teknologji informative ashtu edhe në trajnime tjera të përshtatshme për stafin.
Metodologjia e zhvilluar në këtë trajnim ishte e kombinuar me ligjërim teorik dhe praktik duke diskutuar vazhdimisht problemet dhe sfidat që mund të hasen në praktikë nga përfituesit dhe stafi i IGJK-së.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin i gjithë s stafi i IGJK-së.
14-11-2015