Me dt. 10-11 nëntor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit), ka realizuar trajnimin me temën “Teknikat e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njoftohen me praktikën që zbaton Akademia Gjyqësore e Gjermanisë rreth procesit të vlerësim të nevojave trajnuese.
Me rastin e këtij trajnimi janë prezantuar teknikat e vlerësimit të nevojave, përzgjedhja dhe pjesëmarrja e gjyqtarëve/prokurorëve në trajnime dhe vlerësimi i trajnimeve. Gjatë trajnimit është vënë në pah edhe procesi i vlerësimet të nevojave që zhvillohet nga IGJK për hartim të programeve trajnuese dhe janë identifikuar mundësitë ku ka nevojë për përmirësim në këtë proces që i kontribuojnë vlerësimit real të nevojave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në ditën e dytë, pjesëmarrësit përmes punës në grupe prezantuan teknikat e vlerësimit të nevojave që përdorë IGJK duke i shfaqur fuqitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet aktuale në këtë proces, krejt kjo bazuar edhe në teknikat dhe sistemin që aplikon Akademia Drejtësisë e Gjermanisë të cilat u prezantuan gjatë këtij trajnimi.
Ky trajnim është i një rëndësie të veçantë për faktin që është diskutuar për vlerësimin e nevojave dhe rëndësinë që e kanë institucionet që janë të përfshira në këtë proces.
11-11-2015