Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-12-2015

Takim Koordinues me Kryetarë të Gjykatave dhe Kryeprokurorë të Prokurorive të Shtetit

Me 23 dhjetor 2015, IGJK ka realizuar takimin e radhës me Kryetarë të Gjykatave dhe Kryeprokurorë të Prokurorive të Shtetit, ku janë diskutuar aspekte të ndryshme rreth trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë vitit 2015 si dhe përgatitjet për trajnimet në vitin 2016.

Në këtë takim, Kryetari i Këshillit Drejtues të IGJK-së z. Ymer Hoxha dhe U.D. Drejtor i IGJK-së, z. Besim Morina i njoftuan kryetarët dhe kryeprokurorët me Programin e Trajnimeve për vitin 2016, i cili përmban përshkrimin e secilit aktivitet që IGJK do të realizoj për vitin 2016, përfshirë dhe formularin e aplikimit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve për trajnimet ku ata dëshirojnë të ndjekin deri në muajin korrik, ku edhe u prezantua afati kohor i aplikimit për trajnime. Po ashtu u diskutua edhe për nevojat për trajnim dhe koordinim të pjesëmarrjes në trajnime si dhe sfidat rreth këtij procesi.

Pjesëmarrësit e këtij takimi vlerësuan lartë punën dhe kontributin e IGJK-së në ngritjen e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe shprehen gatishmërinë e tyre për angazhim më të madh në procesin e vlerësimit të nevojave dhe ngritjes së pjesëmarrjes në trajnime, me theks të veçantë koordinimin për pjesëmarrje në trajnime.

Në fund të takimit përmes kryetarëve dhe kryeprokurorëve, të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve iu dërgua Programi i Trajnimeve për vitin 2016 si dhe materiale tjera mbështetëse për mbarëvajtjen e trajnimeve.

Në këtë takim morën pjesë Kryetar të Gjykatave, Kryeprokurorë të Prokurorive Shtetit si dhe Drejtori i Njësitit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorive.

Shpërndaje :