Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet arsimit të latë në Kosovë, me datë 30 dhjetor 2015 Instituti Gjyqësor i Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Kolegjin AAB.
Në fokus të këtij bashkëpunimi është realizimi i programit të praktikës për studentët e Fakultetit Juridik të këtij kolegji, të cilët do të kenë mundësi të mësojnë për së afërmi rreth punës së IGJK-së, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial si dhe të përfitojnë njohuri nga pjesëmarrja në aktivitetet e IGJK-së.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje krijohet mundësia e bashkëpunimit edhe në fusha tjera të interesit të përbashkët, në zhvillimin e programeve të shkëmbimit në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të profesionistëve të drejtësisë.
Me këtë rast u konstatua nga të dyja palët se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të fuqizojë dhe do të zgjerojë fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe se rezultatet do të jenë më të larta në arritjen e misionit për ngritje të kapaciteteve profesionale të studentëve si potencial i ardhshëm për gjyqësorin në vend.
31-12-2015