Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2015

Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos-diskriminimin

Më 07 dhjetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me projektin Normally Different, ka realizuar trajnimin për prokurorë me temë “Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos-diskriminimin”.

Trajnimi u realizua me qëllim që të kontribuoj në zgjerimin e njohurive të prokurorëve pjesëmarrës mbi diversitetin, tolerancën dhe barazinë si dhe në avancimin e shkathtësive praktike lidhur me zbërthimin dhe zbatimin e mirëfilltë të legjislacionit për trajtim të barabartë të komunitetit LGBT.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua korniza ligjore vendore dhe ndërkombëtare, parimi i trajtimit të barabartë, konceptet kyçe të diskriminimit, kategoritë e diskriminimit, si dhe fushat me të prekura nga kjo dukuri. Po ashtu u realizuan aktivitete ndërgjegjësimi për diversitet, paragjykime, mos-diskriminim dhe barazi. Në kuadër të trajnimit u zhvilluan ushtrime të ndryshme si loja e emrit, biografia vizuele etj.

Gjithashtu pjesëmarrësit u njohën me raste nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat u elaboruan nga një ekspert ndërkombëtar i angazhuar në këtë trajnim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e nivelit themelor.

Shpërndaje :