Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2015

Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos diskriminimin

Më 26 nëntor 2015,  Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme,  në bashkëpunim me projektin “Normally Different” ka realizuar trajnimin me temën “Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos diskriminimin”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ndërgjegjësimi i prokurorëve për barazinë gjinore dhe mos diskriminimin.

Fillimisht në ketë trajnim u elaboruan diskriminimi, konceptet kyçe të diskriminimit, barazia gjinore dhe mos diskriminimi,  procedura e diskriminimit  për barrën e provës, aplikim i  Ligjit kundër Diskriminimit, Ligji për Mbrojtjen e Barazisë Gjinore. Po ashtu gjatë trajnimit u diskutua për vështirësitë në aplikimin e këtyre ligjeve në Kosovë.   

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :