Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-03-2012

PTA Marrëveshja për pranimin e fajësisë

PTA 

Marrëveshja për pranimin e fajësisë 

Më 14 dhe 15 mars 2012, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim është realizuar moduli me temë Marrëveshja për Pranimin e Fajësisë. Ky trajnim ka qenë i karakterit regjional me ç’rast përfitues kanë qenë gjyqtarët dhe prokurorët nga regjioni i Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

Duke qenë se Marrëveshja për pranimin e fajësisë është institut i cili ka hyrë në fuqi në fund të vitit 2008, ky trajnim kishte për qëllim krijimin e praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të këtij instituti juridik dhe inkurajimi i prokurorëve që kur ekzistojnë  rrethanat adekuate, pa e cenuar  interesin e drejtësisë, të aplikojnë këtë institut për shkak të ekonomizimit të procedurës, zvogëlimit të lëndëve dhe shumë përparësive tjera. 

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:

• Interpretojnë dispozitat adekuate që kanë të bëjnë me marrëveshjen për pranimin e fajësisë,
• Ndërmarrin veprimet e duhura për realizimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë,
• Zbatojnë procedurën para gjykatës në rastin kur ajo pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë, dhe
• Njohin rastet kur gjykata mund të aprovojë apo mos aprovojë marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Gjatë këtij trajnimi dy ditorë u trajtuan në detale marrëveshja për pranimin e fajësisë,  kuptimi, prejardhja, efekti, negocimi i palëve sipas KPPK, iniciativat, përmbajtja dhe format e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, paraqitja e marrëveshjes në gjykatë, pozita e palëve dhe të dëmtuarit në lidhjen e marrëveshjes, seanca gjyqësore për shqyrtimin e marrëveshjes, vendimet e gjykatës me rastin e shqyrtimit të marrëveshjes dhe aktgjykimi që ka bazë marrëveshjen për pranimin e fajësisë. 

Gjatë trajnimit u prezantuan edhe raste nga praktika gjyqësore në Kosovë në  të cilat është vepruar drejtë, njëkohësisht edhe nga praktika e Gjykatës së Hagës ku përmes video inçizimit pjesëmarrësit patën rastin të njihen me një seancë gjyqësore të shqyrtimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Shpërndaje :