Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-02-2016

Parashkrimi

Më 02 shkurt 2016, në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), IGJK ka realizuar trajnimin me temë “Parashkrimi” në fushën penale.

Trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kornizën ligjore vendore dhe ndërkombëtare që rregullon këtë fushë, krijimin e një praktike uniforme rreth aplikimit të dispozitave të caktuara, për të cilat në praktikën gjyqësore janë shfaq dilema, në funksion të interpretimit të drejtë të institutit të parashkrimit, si institut shumë i rëndësishëm,  për shkak të peshës dhe efektit që ka në drejtësinë penale. 

Fillimisht në këtë trajnim, u elaborua natyra juridike e parashkrimit, fillimi, ndalja, ndërprerja si dhe kohëzgjatja e parashkrimit të ndjekjes penale. Po ashtu, në këtë kuadër u trajtuan afatet specifike tek veprat penale për shkak të natyrës së tyre dhe mos parashkrimi i kategorisë së caktuar të veprave penale.

Po ashtu në trajnim u elaborua fillimi dhe ndërprerja e afateve të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit, parashkrimin e ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm dhe ekzekutimit të dënimit në procedurën për të mitur si dhe mos zbatueshmëria e parashkrimit për veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare dhe vrasjes së rëndë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :