Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-01-2016

Teknikat e hulumtimit ligjor

Më 26-28 janar 2016, IGK në mbështetje të projektit të GIZ-it ka realizuar punëtorinë me temën “Teknikat e hulumtimit ligjor”.

Kjo punëtori kishte për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të trajnuesve si dhe stafit të IGJK-së  për teknikat e hulumtimit ligjor si dhe familjarizimi me data bazat vendore dhe ndërkombëtare që ofrojnë burime dhe materiale tjera ligjore të nevojshme për punën e gjyqësorit.

Gjatë trajnimit për tri ditë me radhë nga gjyqtari gjerman z. Christian Happe, u elaboruan burimet e hulumtimeve ligjore si ato vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare me theks të veçantë HUDOC, si dhe data bazat nga perspektiva gjermane si ajo JURIS, BECK ONLINE dhe data baza tjera të gjykatave të cilat janë ekskluzivisht për publikimin e vendimeve gjyqësore.

Në kuadrin e kësaj punëtorie vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe bibliotekës elektronike të IGJK-së. Për mënyrën e qasjes dhe sqarimet lidhur me llojin e materialeve ligjore që ofron kjo data bazë është elaboruar nga stafi i saj.

Gjatë kësaj punëtorie nga gjyqtarët dhe prokurorët pjesëmarrës u parashtrua nevoja e publikimit të vendimeve gjyqësore në nivel të gjitha gjykatave me qëllim të unifikimit të praktikës dhe qasjes më profesionale të rasteve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët që njëkohësisht janë edhe trajnues të IGJK-së si dhe pjesëtarë të tjerë nga stafi i IGJK-së.

Shpërndaje :