Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-02-2016

Vizitë e Delegacionit të Qendrës për Trajnime Gjyqësore nga Mali i Zi në Kosovë

Me 24 dhe 25 shkurt 2016, në IGJK qëndroi për vizitë një delegacion i Qendrës për Trajnime Gjyqësore nga Mali i Zi. Vizita u realizua në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Podgoricë dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me punën dhe aktivitetet e Institutit Gjyqësor të Kosovës, shkëmbimi i ideve dhe i përvojave për praktikat më të mira në me qëllim të organizimit të trajnimeve gjyqësore, si dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit në mes të IGJK-së dhe Qendrës për Trajnime Gjyqësore në Mal të Zi.

Pikat që u diskutuan gjatë vizitës dy ditore ishin organizimi i sistemit të drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi, roli, funksioni dhe struktura e IGJK-së, të arriturat dhe sfidat, korniza ligjore, mandati, menaxhimi dhe financimi i IGJK-së, programi i trajnimit të vazhdueshëm dhe programit fillestar, identifikimi i nevojave për trajnim, zhvillimi i kurikulave, trajnuesit dhe vlerësimi i trajnimeve, mësimi në distancë, hulumtimet dhe publikimet që kryhen në kuadër të IGJK-së, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët për të dy institucionet trajnues.

Në kuadër të vizitës delegacioni vizitoi hapësirat e IGJK si bibliotekën, sallat e trajnimeve dhe hapësirat tjera të punës.

Shpërndaje :