Më 29 shkurt- 01 mars 2015, IGJK në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit të BE-së për Përforcimin e shërbimeve sprovuese dhe korrektuese në Kosovë organizon trajnimin me temë “Dënimet Alternative në Kosovë “ (sesioni I-grupi I).
Në kuadër të këtij sesioni do të elaborohet korniza ligjore vendore për shqiptimin dhe zbatimi i Dënimeve Alternative, procedurat gjyqësore që ndiqet në shqiptimin e këtyre dënimeve, roli i Shërbimit Sprovues i Kosovës dhe përdorimi i Dënimeve Alternative në Kosovë, si dhe standardet dhe praktikat evropiane për shqiptimin e dënimeve alternative në BE.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët dhe prokurorët nivelit themelor dhe të Apelit si dhe zyrtarë sprovues.
29-02-2016