Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2022

Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– tema: E drejta e pronësisë

Më 21 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë, trajnues nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i pronësisë, pronësia dhe pasuria, karakteristikat e pronësisë dhe kufizimet e pronësisë

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

 

Shpërndaje :