Më 23 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: vendimet e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së lidhur me procesin e vendimmarrjes në BE, procedurat kryesore të vendimmarrjes në BE-së dhe procesi i vendimmarrjes në BE.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
23-09-2022