Nga data 21 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me partnerin e saj USAID, projekti i Drejtësisë Komerciale, ka vazhduar me sesionin e II-të të trajnimeve nga fusha Komerciale, për Gjyqtarët e Gjykatës Komerciale. Qëllimi i këtyre trajnimeve është fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve të kësaj Gjykate.
Meqenëse Sesioni i II-të ishte katër (4) ditor, sesionet janë ndarë në 4 module trajnuese që përfshinin temat si:
Gjyqtarët patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth specifikave doganore, deklarimet doganore, juridiksioni i Gjykatës Komerciale në trajtimin e çështjeve fiskale etj. Gjithashtu, u trajtuan edhe shumë tema nga fusha e industrisë bankare, llojet e institucioneve financiare, kompanitë e sigurimeve.
Në ditën e III-të dhe IV u trajtuan më shumë Procedurat e përmbarimit, titujt përmbarimor, prapësimi, llojet e shoqërive tregtare, organizimi i tyre etj.
Akademia e Drejtësisë synon që brenda këtij viti të vazhdojë edhe me trajnime tjera nga fusha komerciale, me qëllim të përgatitjes së gjyqtarëve në mënyrë sa më profesionale, gjithmonë duke u bazuar kurrikulën e saj trajnuese.
Përfitues të trajnimit ishin Gjyqtarët e Gjykatës Komerciale.
24-09-2022