Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2022

Nën moduli – E drejta familjare, tema -E drejta familjare, kuptimi i familjes, burimet e të drejtës familjare, gjinia dhe llojet e gjinisë

Më 26 shtator 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, grupi i II, është duke u realizuar trajnimi teorik, sesionin e parë nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të nën modulit “E drejta familjare” janë duke u trajtuar: kuptimi dhe objektivi i së drejtës familjare, natyra e marrëdhënieve juridike-familjare, parimet  dhe burimet e së drejtës familjare, Ligji për familjen i Kosovës dhe kuptimi i familjes.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :