Me 20-26 shtator Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit/ Shërbimi Amerikan i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit shënoi Javën e Ndërmjetësimit, përmes organizimit të një tryeze të rrumbullakët për prokurorë, gjyqtarë, avokatë dhe ndërmjetësues. Diskutimi i zhvilluar në këtë tryezë do të shërbejë si forum për shkëmbimin e informacionit dhe promovimin e përdorimit të metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim në lëndë penale, si dhe punën e Odës së Ndërmjetësuesve.
Tryeza e rrumbullakët u zhvillua përmes diskutimeve të hapura, të moderuara, për tema relevante, ku pjesëmarrësit ndanë mendimet, sukseset, sfidat dhe perspektivat e tyre për ndërmjetësimin në rastet penale.
Përmbledhja e informatave dhe të gjeturave nga kjo tryezë është thelbësore dhe priten të ndihmojnë shumë në planifikimin dhe përshtatjen e aktiviteteve tona, duke ecur përpara me ndërmjetësimin në lëndë penale.
26-09-2022