Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2022

Nën moduli: E drejta e BE-së tema: Qytetëria e Bashkimit Evropian

Më 26 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e katërt trajnues  nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.

Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: kush është qytetari i Bashkimit Evropian, çka përfshin qytetaria e Bashkimit Evropian dhe argumentet në favor të qytetarisë së BE-së dhe dispozitat ligjore

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

 

Shpërndaje :