Më 26 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërt, trajnues nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rëndësia e mbrojtjes drejtës së pronësisë, Protokoli 1 Konventës Evropiane për mbrojyjen e lirive themelore dhe drejtave njeriut, llojet e padive, padia rei vindikimit (action reivindicatio) dhe padia negatore – Actio negatoria
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
26-09-2022