Më 27 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë, refuzimi i pranimit të fajësisë, aktvendimi për pranimin e fajësisë dhe procedura e mëtejme, marrja e aktgjykimit dhe shqiptimi i dënimit, përmbajtja e aktgjykimit dhe shpallja e aktgjykimit
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
27-09-2022