Më 27 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tetë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Nocioni i bashkëpunimit, kushtet dhe karakteristikat për ekzistimin e tij, bashkëkryerja e domosdoshme, kryesi indirekt dhe përgjegjësia dhe ndëshkimi i bashkëkryerësve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorët të sapoemëruar gjenerata e 9, 2022/2023.
27-09-2022