Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-02-2016

Tryezë diskutimi – unifikimi i praktikave të interpretimit të çështjeve ligjore e të cilat shqyrtohen në kudër të kolegjeve të Gjykatës se Apelit për çështje civile

Me 18-19 shkurt, IGJK ka organizuar tryezë diskutimi për Divizionin Civil të Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit me synimin që të diskutohet rreth mënyrës së unifikimit të praktikës në interpretimin e çështjeve ligjore të cilat shqyrtohen në kudër të kolegjeve të Gjykatës se Apelit për çështje civile. Gjithashtu për shkak të procedurës së njëjtë apo të përafërt pjesë e kësaj tryeze ishin edhe gjyqtarët e Departamentit për Çështje Ekonomike dhe Departamentit për Çështje Administrative.

Synim tjetër i kësaj tryeze ishte identifikimi i nevojave për trajnime në lëminë civile ku nga diskutimet e zhvilluara dalin propozime për organizimin e trajnimeve nga IGJK.

Në kuadër të kësaj tryeze u diskutuan çështjet se si të veprohet në rastet e ankesave kundër vendimeve për masat e përkohshme të sigurimit, rastet e kontesteve për pagesën e pagave sa i përket afatit për paraqitjen e padisë, rastet kur lënda është me ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa paditësi e tërheq padinë apo kërkesëpadinë, rastet e kontesteve të punëtoreve të PTK-së për gradat, çështja e provës në procedurën kontestimore, çështja e përfaqësuesit të përkohshëm dhe çështje tjera lidhur me shqyrtimin paraprak të padisë si dhe kufijtë e ekzaminimit të aktgjykimit të gjykatës se shkallës se parë.

Në përfundim të kësaj tryeze pjesëmarrësit u pajtuan që puna e kolegjeve të kësaj gjykate për çështjet e diskutuara të unifikohet.

Shpërndaje :