Më 27 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë, nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vjedhja e shërbimeve, vjedhja e rëndë, shpërdorimi i pasurisë së huaj, marrja në posedim e pasurisë së luajtshme dhe uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorët të sapoemëruar gjenerata e 9, 2022/2023.
27-09-2022