Më 28 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Sistemi Evropian i Informacionit për Evidencën Penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Sistemin Evropian të Informacioneve për Evidencën Penale.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e Gjykatës Themelore dhe prokurorët e Prokurorisë Themelore.
28-09-2022