Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-09-2022

Hetimi Financiar

Më 28-29 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë Hetimi Financiar”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Brian McDonough, Prokuror Federal në Distriktin Verior të Ohajos, Duncan Brown, Prokuror Federal në Diskutim Verior të Ohajos.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin sa më suksesshëm, grumbullim e provave dhe çështjeve problematike të cilat shfaqen në praktikë me rastin e hetimit dhe gjykimit të pastrimit të parave dhe veprave penale që ndërlidhen me të.

Gjatë këtyre dy ditëve do të diskutohet për Vështrimin e përgjithshëm të hetimit financiar,Teknikat e hetimit/intervistimit, Bashkëpunimi në mes të policisë dhe prokurorisë/hetuesit si dëshmitarë, Hetimi financiar në rastet e mashtrimit të prokurimit, Marrëveshjet për pranimin e fajësisë / dëshmitarët bashkëpunues, Hetimi i transaksioneve ndërkombëtare / Kompanitë fantome, Pastrimi i parave - Ndjekja e parave, Elaborimi i provave financiare në aktakuzë, Përdorimi i provave financiare në gjykatë, Konfiskimi i aseteve dhe kthimi i tyre.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Shpërndaje :