Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2022

Nën moduli –“Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” tema- I dëmtuari në procedurën penale

Më 29 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u  realizuar trajnimi teorik sesionin e tretë nga nën modulin “Roli i gjyqtarit në procedurën para penale” me trajnues z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Shtetit.

Akademia në bashkëpunim me projektin Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimore (WBROLI) financohet nga Fondi për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri në Mbretërinë e Bashkuar (CSSF) Inplementuar nga Chemonics International, gjatë këtij sesioni morën pjesë

z. Nicholas Blake, ish zëvendës Gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar dhe znj. Claire Lindley, ish Kryeprokurore e Mbretërisë në Londër. Ata trajtuan rolin dhe rendësin e bashkëpunimit të te gjitha hallkave të sistemit, promovimin dhe dhënia e prioriteteve në bazë të strategjive të caktuar.

Sesioni i dytë vazhdoi me trajtimin e nën temave: pozita e të dëmtuarit në procedurën penale, të drejtat e të dëmtuarëve sipas Kodit të Procedurës Penale, e drejta për tu informuar, e drejta për të vepruar gjatë procedurës penale, e drejta në kompensim të dëmit, e drejta për respekt dhe dinjitet, e drejta për të qenë i barabartë, detyrimet e gjykatës në raport më të dëmtuarin, detyrimet e të dëmtuarve – vështrim i përgjithshëm, detyrimet që të lajmëroj ndryshimin eventual të adresës së vendbanimit apo vendqëndrimit dhe detyrimi për ti paguar shpenzimet e procedurës penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :