Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2022

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, tema: Zbatimi i shqyrtimit gjyqësor dhe parakushtet për mbatjen e shqyrtimit gjqyësor

Më 30 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e dytë trajnues  nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: zbatimi i shqyrtimit gjyqësor, parakushtet për mbatjen e shqyrtimit gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :