Më 30 shtator 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i parë nga nën modulin Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, në mbështetje të trajnuesit z. Ramadan Gashi.
Në kuadër të këtij sesioni të parë po trajtohen këto tema: përgjegjësia penale e personave fizik, shkaqet e papërgjegjësisë dhe masat që mund të ju shqiptohen ndaj të pandehurve me çrregullime mendore. Metodologjia e trajnimit zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
30-09-2022