Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2022

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e dytë, sesioni -Mjetet provuese dhe marrja e provës

Me 30 shtator 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i gjashtë nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër  të kësaj teme janë duke u trajtuar: faktet që nuk kanë nevojë të provohen, mjetet provuese dhe marrja e provave, ekspertiza, shkresa- dokumenti dhe dërgimi i palëve

 Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike,  dhe me anë të bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :