Më 03 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi I, është duke u realizuar trajnimi teorik sesioni i parë nga nën modulin “Ligji për kundërvajtje” në mbështetje të trajnueses znj. Biljana Rexhiq.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues nga nën moduli “Ligji për kundërvajtje” janë duke u trajtuar: e drejta e kundërvajtjes, veprat e kundrëvajtjes, rregulloret, fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtës, i dëmtuari, përmbajtja e kërkesësë, vendimi sipas kërkesës për zhvillimi e procedurës së kundërvajtjes, masat për sigurimin e të pandehurit në procedurë, thirrja e të pandehurit dhe e dëshmitarëve, dorëzania dhe ndalja.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
03-10-2022