Program intershipi i kandidatit nga Shkolla e Magjistraturës së Francës
Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit që ka Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Shkolla Kombëtare e Magjistraturës së Francës – ENM, prej dt. 22 shkurt deri me 11 mars një kandidatë për gjyqtarë i kësaj shkolle qëndron në Kosovë në një program internshipi (program praktik i trajnimit).
Objektivat e këtij programi qëndrojnë në njoftimin e kandidatit të ENM me një sistem të huaj të drejtësisë që përfshinë:
IGJK ka përgatitur agjendën për këtë program internshipi e cila përmban trajnim praktik;
Gjatë qëndrimit në IGJK, kandidati është njoftuar në përgjithësi lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, funksionet, përgjegjësitë si dhe programet që i zhvillon IGJK.
Gjatë muajit shkurt kandidati ka realizuar praktikën në prokurori, ku nga afër ka ndjekur procedurën e hetimit po ashtu edhe në gjykatë te gjyqtari për çështje penale i cili është njoftuar me sistemin gjyqësor, gjykimin e veprave penale dhe zbatimin e dënimeve në Kosovë.
Ndërsa sa i përket takimeve në institucione tjera gjatë muajit shkurt janë realizuar takime në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave, Agjencinë Kundër Korrupsionit, Gjykatën Kushtetuese dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.
Nga këto takime të zhvilluar ka pas mundësinë që të familjarizohet me sistemin prokurorial të Kosovës, kompetencat, sistemin e rekrutimit dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve, kompetencat që ka Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave, rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, rolin e Gjykatës Kushtetuese në raport me gjykatat e rregullta dhe punën që bënë Shërbimi Sprovues i Kosoves në ekzekutimin e dënimeve alternative.
Ky program do të vazhdoj të zbatohet edhe në muajin mars.
04-03-2016